Ambasada e SHBA reagon me urgjencë: Të ndalem dhuna dhe shkatërrimi!

Ambasada e SHBA reagon me urgjencë: Të ndalem dhuna dhe shkatërrimi!

Ndërsa kryeqyteti shqiptar përballet me ditën e tij të pestë radhazi të protestave të tensionuara, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dalë me një deklaratë të fortë zyrtare, duke u bërë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe paqe. Përmes një mesazhi publik, diplomacia amerikane ka dënuar ashpër aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës gjatë demonstratave, përcjell INA.

“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.”, reagon ambasada e SHBA-ve.

Reagimi i formës së prerë nga Uashingtoni zyrtar vjen pas pesë ditësh radhazi protestash të dhunshme që kanë përfshirë rrugët e Tiranës, ku studentët janë ngritur masivisht me kërkesa të prerë për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama si dhe për përmirësimin urgjent të kushteve të tyre.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.