Angelina Jolie shkëlqen me elegancë në premierën e “Couture” në Romë
Angelina Jolie u shfaq si mishërimi i elegancës në premierën e filmit të saj të fundit “Couture”, që u mbajt në Festivalin e Filmit në Romë. Aktorja 50-vjeçare, fituese e çmimit Oscar, mahniti në tapetin e kuq me një fustan klasik të zi me mëngë në formë pelerine dhe shpinë të hapur, duke zbuluar disa […]

Angelina Jolie u shfaq si mishërimi i elegancës në premierën e filmit të saj të fundit “Couture”, që u mbajt në Festivalin e Filmit në Romë.
Aktorja 50-vjeçare, fituese e çmimit Oscar, mahniti në tapetin e kuq me një fustan klasik të zi me mëngë në formë pelerine dhe shpinë të hapur, duke zbuluar disa prej tatuazheve të saj të njohura.
Ylli i filmit “Maleficent” e kompletoi pamjen me geta dhe çizme të zeza me majë, ndërsa flokët i mbante drejt në ngjyrë caramel, shkruan DailyMail.
Angelina u ndal për të përshëndetur fansat dhe për të dhënë autografe, duke u shfaqur me buzëqeshje dhe plot hijeshi.
Në mbrëmje morën pjesë edhe ‘bashkë-yjet’ Louis Garrel, Alice Winocour dhe Anyier Anei, të cilët zgjodhën veshje elegante të zeza.
Filmi “Couture” ndjek historinë e Maxine-s, një regjisore amerikane që mbërrin në Paris për Javën e Modës, por më pas përfshihet në një udhëtim dramatik që e vë përballë sfidave të mëdha personale dhe profesionale.
Ndërkohë, Angelina po përgatitet për projektin e saj të ri, thrillerin e spiunazhit “The Initiative”, ku do të ribashkohet me regjisorin Doug Liman, me të cilin punoi më parë në filmin “Mr. & Mrs. Smith”.
Ajo do të luajë rolin e një spiuneje misterioze të quajtur Bright në një histori plot tension e mister.
Mediet amerikane raportojnë se Jolie po planifikon gjithashtu të largohet nga Hollywoodi dhe të zhvendoset jashtë SHBA-së.
Thuhet se aktorja po shqyrton disa vende për t’u vendosur, pasi binjakët e saj, Knox dhe Vivienne, të mbushin 18 vjet vitin e ardhshëm.