Anulohet seanca në rastin Banjska, mungon dëshmitarja

Mungesa e dëshmitares Dragana Antonijeviq ka bërë që të anulohet seanca në rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, tha se në vend të dëshmitares ftesën e ka pranuar babai i saj, i cili ka thënë dëshmitarja është në Serbi. Gjykata paralajmëroi se do ta shqyrtojë përsëri formën se si […] The post Anulohet seanca në rastin Banjska, mungon dëshmitarja appeared first on ATV.

Anulohet seanca në rastin Banjska, mungon dëshmitarja

Mungesa e dëshmitares Dragana Antonijeviq ka bërë që të anulohet seanca në rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, tha se në vend të dëshmitares ftesën e ka pranuar babai i saj, i cili ka thënë dëshmitarja është në Serbi.

Gjykata paralajmëroi se do ta shqyrtojë përsëri formën se si do të vazhdojë, me ftesë apo me urdhëresë policore për sjelljen e dëshmitares herën e ardhshme.

Për seancën e radhës më 27 nëntor gjyqtari Hoti paralajmëroi se do të dëgjohet një dëshmitar nga Maqedonia e Veriut i cili do të dëshmojë përmes videolidhjes shkaku që këtë ia mundëson bashkëpunimi gjyqësor.

Një ditë më parë, para Gjykatës Themelore në Prishtinë dëshmoi dëshmitari anonim “A2” në seancë të mbyllur. Dëshmia është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun, pasi Prokuroria Speciale vlerësoi se dëshmitarit mund t’i rrezikohet siguria nëse flet në seancë publike.

Në këtë rast janë të propozuar tre dëshmitarë anonimë: “F1”, “A2”, “X1”.

E të hënën nuk ishte hera e parë që u mbyll seanca në emër të mbrojtjes së dëshmitarëve. E para dëshmitarit “A2”, më 21 korrik, gjykata në seancë të mbyllur e dëgjoi dëshmitarin “F1”.

Lidhur me dëshmitë e dëgjuara deri më tani nga dëshmitarët serbë, Rade Nedelkoviq, Ivan Filimonoviqit, Velko Iliq, Marko Saviq, vërejtje të mëdha ka dhënë avokati i të dëmtuarit, policit Alban Rashiti.

Avokati Naim Rudari ka parashtruar kallëzim penal kundër tyre.

Duke u gjykuar për kryerje të veprës terroriste për sulmin, ku u vra polici Afrim Bunjaku, janë tre të akuzuarit: Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq dhe Dushan Maksimoviq.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka refuzuar propozimin që gjykimi për 42 të akuzuarit e tjerë (41 persona fizikë dhe një person juridik) të akuzuar për sulmin terrorist në “Banjskë” të vazhdojë në mungesë.

Në aktakuzë thuhet se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë të akuzuarit kanë tentuar ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe t’ia bashkojnë Serbisë.

The post Anulohet seanca në rastin Banjska, mungon dëshmitarja appeared first on ATV.