Apple humb vendin e parë si prodhues global, kryeson listën Samsung

Welcome to Kosova Today

Dërgesat e telefonëve nga Apple kanë pësuar një rënie prej 10 për qind në tremujorin e parë të 2024, shkaku i konkurrencës së madhe të telefonave Android. Bëhet e ditur se dërgesat globale të telefonave Samsung janë rritur për 7.8 për qind gjatë periudhës janar-mars, duke e zënë kështu vendin e parë si prodhues global. […] The post Apple humb vendin e parë si prodhues global, kryeson listën Samsung appeared first on Sinjali.

Apple humb vendin e parë si prodhues global, kryeson listën Samsung

Dërgesat e telefonëve nga Apple kanë pësuar një rënie prej 10 për qind në tremujorin e parë të 2024, shkaku i konkurrencës së madhe të telefonave Android.

Bëhet e ditur se dërgesat globale të telefonave Samsung janë rritur për 7.8 për qind gjatë periudhës janar-mars, duke e zënë kështu vendin e parë si prodhues global.

Ndryshe, Xiaomi si një nga prodhuesit kryesor të telefonave në Kinë, zë vendin e tretë, shkruan Reuters.

Samsung i Koresë së Jugut i cili së fundmi ka prezantuar serinë e re Galaxy S24 ka dërguar më shumë se 60 milionë telefona gjatë kësaj periudhe tremujore.

Kjo rënie e Apple thuhet se nënvizon sfidat me të cilat përballet kompania amerikane në treg, pasi disa kompani kineze e kufizojnë përdorimin e pajisjeve Apple nga punonjësit.

Ndryshe, gjiganti teknologjik do të mbajë një konferencë në qershor ku do të nxjerrë në pah përditësimet e softuerit që fuqizon iPhone, iPad dhe pajisjet tjera Apple.

/GazetaSinjali/

The post Apple humb vendin e parë si prodhues global, kryeson listën Samsung appeared first on Sinjali.