Ardon Jashari shënoi super gol

Ardon Jashari vazhdon shkëlqimin në Belgjikë, shënon në derbi për fitoren e Club Brugge The post Ardon Jashari shënoi super gol appeared first on Albinfo.

Ardon Jashari shënoi super gol

Ardon Jashari një prej futbollistëve më në formë këtë edicion në kampionatin belg. 

Reprezentuesi i Zvicrës, Jashari, shënoi gol të bukur në derbin e Belgjikës ndërmjet Royal Antwerpit dhe Club Brugget, përcjell albinfo.ch.

Brugge e mposhti të dielën në udhëtim Antwerpin me rezultatin 3:2. 

Jashari e komentoi golin e tij por edhe lojën në përgjithësi. 

“Ishte një ndeshje e lehtë për ne në pjesën e parë. Por pjesa e dytë u bë më e vështirë. Pjesa jonë e parë ishte shumë e mirë. Ne shënuam tri herë dhe treguam cilësitë tona me dhe pa top. Ishte një gol i bukur. Çdo ekip është i fortë, kështu që ndeshjet e plejofit janë gjithmonë të vështira”, ka deklaruar Jashari, shkruan të hënën “Voetbal”.

Ish-futbollisti i Luzernit, Jashari, në 42 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka kontribuar me katër gola dhe gjashtë asistime. 

22-vjeçari Jashari me paraqitjet shumë pozitive deri më tani ka bërë që të jetë shumë i dashur për tifozët e Brugget.

The post Ardon Jashari shënoi super gol appeared first on Albinfo.