Arrestohen dy persona, dyshohen se vodhën xhamitë në fshatrat e Lipjanit
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë lidhje me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa xhami në fshatrat e Lipjanit. Sipas policisë, rastet ishin denoncuar përgjatë vitit 2024 dhe 2024, ku dyshohej se të njëjtit kishin vjedhur gjësende të ndryshme e në disa raste kishin dëmtuar dhe asgjësuar edhe pasuri

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë lidhje me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa xhami në fshatrat e Lipjanit.
Sipas policisë, rastet ishin denoncuar përgjatë vitit 2024 dhe 2024, ku dyshohej se të njëjtit kishin vjedhur gjësende të ndryshme e në disa raste kishin dëmtuar dhe asgjësuar edhe pasuri në objektet e xhamive.
“Që nga deponimi i denoncimeve, policia në vazhdimësi ka ndërmarrë një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjeve si dhe identifikimin e të implikuarve”.
“Progresi i hetimit të rasteve rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve; J. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, L. K, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej, policia tha se me rekomandimin e prokurorit të shtetit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi për veprat penale “vjedhje”, “vjedhje e rëndë” si dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.