Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti gjatë votimit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në komunën e Fushë Kosovës, dy persona janë ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, sipas nenit 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit, gjatë hetimeve të […] The post Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti gjatë votimit appeared first on ATV.

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti gjatë votimit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në komunën e Fushë Kosovës, dy persona janë ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, sipas nenit 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, gjatë hetimeve të kryera, është sekuestruar një telefon, i cili do të përdoret si provë në procedurën e mëtejshme hetimore.

Veprimet e deritanishme janë ndërmarrë në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë me të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rastit.

Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

The post Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti gjatë votimit appeared first on ATV.