Arrestohen dy persona në Pejë, ua merrnin pensionin disa të moshuarve
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë ka arrestuar një burrë dhe një grua, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur kartelat bankare të disa personave dhe ua kanë tërhequr paratë e pensioneve nga banka. “Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), sot me 17.01.2025, ka zbatuar urdhër kontrollin e […] The post Arrestohen dy persona në Pejë, ua merrnin pensionin disa të moshuarve appeared first on Albinfo.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë ka arrestuar një burrë dhe një grua, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur kartelat bankare të disa personave dhe ua kanë tërhequr paratë e pensioneve nga banka.
“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), sot me 17.01.2025, ka zbatuar urdhër kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Renda, me ç’rast sipas urdhëresës janë kontrolluar tri (3) lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale ‘Keqpërdorim të detyrës zyrtare’, ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, të parapara sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Nuk tregohet se çfarë pozitash zyrtare kanë personat e arrestuar.
Policia ka njoftuar se për këtë rast hetimet i ka nisur nga muaji korrik i vitit të kaluar me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me ç’rast thuhet se janë aplikuar masat e veçanta të hetimit si dhe ka bërë grumbullimin e informatave të nevojshme, duke bashkëpunuar edhe me institucione tjera sipas kompetencës, përmes të cilave është arritur të sigurohen dëshmi të arsyeshme për veprat panele të cekura më lart.
The post Arrestohen dy persona në Pejë, ua merrnin pensionin disa të moshuarve appeared first on Albinfo.