Arrestohen dy persona për vjedhje në një qendër tregtare në Shtime

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Shtime të mërkurën mbrëma, nën dyshimin për vjedhje të produkteve ushqimore dhe gjësendeve të ndryshme në një qendër tregtare në rrugën “Tahir Sinani”. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 27 nëntor 2025, rreth orës 18:40, nga sigurimi i qendrës tregtare. “Sigurimi njoftoi se dy

Arrestohen dy persona për vjedhje në një qendër tregtare në Shtime
Arrestohen dy persona për vjedhje në një qendër tregtare në Shtime

Arrestohen dy persona për vjedhje në një qendër tregtare në Shtime

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Shtime të mërkurën mbrëma, nën dyshimin për vjedhje të produkteve ushqimore dhe gjësendeve të ndryshme në një qendër tregtare në rrugën “Tahir Sinani”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 27 nëntor 2025, rreth orës 18:40, nga sigurimi i qendrës tregtare.

“Sigurimi njoftoi se dy persona dyshoheshin për vjedhje dhe ishin ndalur deri në mbërritjen e policisë,” thuhet në komunikatë.

Njësia e hetimeve reagoi menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Dy të dyshuarit, Sh. Z., rreth 20 vjeç dhe F. Z., rreth 15 vjeç, u arrestuan dhe u shoqëruan në stacionin policor,” njofton policia. Gjatë procedurave zyrtare janë sekuestruar edhe sendet e vjedhura.

I mituri është intervistuar sipas procedurave ligjore.

“I dyshuari i mitur është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit,” bëhet e ditur në komunikatë.

Gjatë hetimeve u zbulua se të dyshuarit kishin ardhur në Shtime me një veturë të tipit Renault, e cila figuronte si e vjedhur.

“Vetura rezultoi të ishte vjedhur po atë ditë në qytetin e Skenderajt,” ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Për këtë rast është njoftuar edhe stacioni policor në Skenderaj për të vazhduar trajtimin e vjedhjes së veturës. Ndërsa, për vjedhjen e ndodhur në Shtime, policia thekson se “janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe është njoftuar prokurori i shtetit.”