Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Gjakovë
Policia e Kosovës e ka arrestuar të martën një person në pikën kufitare të Jarinjës nën dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. I dyshuari D.R. dyshohet për krime lufte gjatë periudhës 7-10 maj 1999 në komunën e Gjakovës. Sipas policisë, i dyshuari kishte vepruar në grup të organizuar si zyrtar […] The post Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Gjakovë appeared first on Albinfo.

Policia e Kosovës e ka arrestuar të martën një person në pikën kufitare të Jarinjës nën dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
I dyshuari D.R. dyshohet për krime lufte gjatë periudhës 7-10 maj 1999 në komunën e Gjakovës. Sipas policisë, i dyshuari kishte vepruar në grup të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP).
I dyshuari është shoqëruar në Policinë e Kosovës, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës.
Prokurori Special e ka ndaluar të dyshuarin për 48 orë.
The post Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Gjakovë appeared first on Albinfo.