Arrestohet një person për tentim vrasje në Istog, i dyshuari goditi viktimën me makinë
Një person është arrestuar në Istog nën dyshimin për tentim vrasje dhe asgjësim të pasurisë. Sipas Policisë, njësitë reaguan menjëherë pas një konflikti mes dy personave, ku gjatë përleshjes janë përdorur mjete të ftohta dhe të forta. Si pasojë e incidentit, njëri nga të dyshuarit ka tentuar ta godasë tjetrin me veturë, duke dëmtuar tri […] The post Arrestohet një person për tentim vrasje në Istog, i dyshuari goditi viktimën me makinë appeared first on ATV.
Një person është arrestuar në Istog nën dyshimin për tentim vrasje dhe asgjësim të pasurisë.
Sipas Policisë, njësitë reaguan menjëherë pas një konflikti mes dy personave, ku gjatë përleshjes janë përdorur mjete të ftohta dhe të forta.
Si pasojë e incidentit, njëri nga të dyshuarit ka tentuar ta godasë tjetrin me veturë, duke dëmtuar tri automjete të parkuara dhe xhamat e një lokali. Personi tjetër ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes.
Pas reagimit të shpejtë të policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tjetri, i njohur për organet e rendit, gjendet ende në arrati.
The post Arrestohet një person për tentim vrasje në Istog, i dyshuari goditi viktimën me makinë appeared first on ATV.
