Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas për fazën e bllokuar të armëpushimit

Organizata militante palestineze Hamas tha se ka arritur një marrëveshje me Izraelin për lirimin e menjëhershëm të më shumë se 600 të burgosurve palestinezë nga Izraeli dhe kthimin e katër trupave të pengjeve izraelite nga Hamasi. Marrëveshja synon të thyejë ngërçin që ka kërcënuar të prishë marrëveshjen e armëpushimit përpara se të përfundojë faza e [...]Read More...

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas për fazën e bllokuar të armëpushimit

Organizata militante palestineze Hamas tha se ka arritur një marrëveshje me Izraelin për lirimin e menjëhershëm të më shumë se 600 të burgosurve palestinezë nga Izraeli dhe kthimin e katër trupave të pengjeve izraelite nga Hamasi.

Marrëveshja synon të thyejë ngërçin që ka kërcënuar të prishë marrëveshjen e armëpushimit përpara se të përfundojë faza e parë e saj.

Hamasi tha se lirimi i planifikuar i të burgosurve palestinezë – i ndaluar nga Izraeli ditë më parë – do të bëhej tani së bashku me dorëzimin e trupave të pengjeve izraelitë.

Grupi nuk specifikoi se kur do të ndodhte shkëmbimi. Fillimisht nuk pati asnjë konfirmim zyrtar nga Izraeli.

Megjithatë, disa media izraelite, duke cituar zyrtarë izraelitë, konfirmuan marrëveshjen mes dy palëve ndërluftuese të shpallur nga Hamasi.