Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, sot ka publikuar dy fotografi, një të deputetit Kujtim Shala dhe të deputetes Hykmete Bajrami.
Hoti përveç simbolit të LDK-së me dy gishta në përshkrim të fotografisë, nuk e ka shkruar asnjë fjalë.
Ky poostim i tij është një mbështetje për dy deputetët, të cilët poashtu dolën kundër kryetarit Lumir Abdixhiku.
Përveç tyre edhe deputetët Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri, u deklaruan kundër që të votojnë për Bekim Sejdiun si President.
Temë kryesore gjatë ditëve të fundit kanë qenë pikërisht këta gjashtë deputetë të LDK-së.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



