Asnjë gjurmë prej tij që nga viti 2022, babai i Ervis Martinajt kërkesë Gjykatës Lezhë: Shpalleni të zhdukur djalin tim!

Babai i Ervis Martinajt prej të cilit nuk ka asnjë gjurmë prej tre vitesh, kërkon që djali i tij të shpallet i zhdukur Mustafa Martinaj i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, lidhur me zhdukjen e djalit të tij, i cili është parë për herë të fundit […] The post Asnjë gjurmë prej tij që nga viti 2022, babai i Ervis Martinajt kërkesë Gjykatës Lezhë: Shpalleni të zhdukur djalin tim! appeared first on Ditar.al.

Asnjë gjurmë prej tij që nga viti 2022, babai i Ervis Martinajt kërkesë Gjykatës Lezhë: Shpalleni të zhdukur djalin tim!

Babai i Ervis Martinajt prej të cilit nuk ka asnjë gjurmë prej tre vitesh, kërkon që djali i tij të shpallet i zhdukur

Mustafa Martinaj i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, lidhur me zhdukjen e djalit të tij, i cili është parë për herë të fundit në gusht të 2022-it në Tiranë.

Ish-oficeri i Operacionales Jeton Lami, ishte njeriu i fundit që ka shoqëruar Ervis Martinaj, midis datave 5 dhe 6 gusht të vitit 2022.

Emri i Ervis Martinajt, i cilësuar si “mbreti” i lojërave të fatit është përmendur në hetime për përfshirje në krime të rënda, përfshirë akuzat nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani për porositjen e një vrasjeje që kapte vlera prej qindra mijëra eurosh.

Në një nga rrëfimet e ti,j Dumani tregonte se Ervis Martinaj e kishte paguar atë 100 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen, ndërsa i kishte premtuar se do t’i jepte dhe 400 mijë euro të tjera pasi të kryente punën.

Por atentati ndaj Dokles nuk u realizua, pasi siç thotë vetë Dumani, ai ishte mjaft i mbrojtur dhe lëvizte gjithmonë me makinë të blinduar.

Pas këtij rrëfimi të Dumanit, Ervis Martinaj u shpall në kërkim nga ana e policisë, por që të gjitha aksionet për arrestimin e tij dështuan.

Dy vite më parë, SPAK ka sekuestruar të gjithë pasurinë që dyshohet se posedoheshin prej tij apo familjarëve të vet. Pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë vënë përmes veprimtarisë kriminale të Martinajt.

“Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes  6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin”- thuhet në njoftimin zyrtar.

The post Asnjë gjurmë prej tij që nga viti 2022, babai i Ervis Martinajt kërkesë Gjykatës Lezhë: Shpalleni të zhdukur djalin tim! appeared first on Ditar.al.