Atentat mafioz në mes të ditës pranë Rinasit, vritet një person, plagoset një tjetër
Një atentat me armë zjarri është regjistruar këtë të martë pranë aeroportit të Rinasit. Burime për mediat bëjnë me dije se se një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Viktima, i paidentifikuar ende ndodhej në një makinë të bardhë bashkë me personin tjetër që mbeti i plagosur, kur ndaj tyre është […] The post Atentat mafioz në mes të ditës pranë Rinasit, vritet një person, plagoset një tjetër appeared first on Ditar.al.
Një atentat me armë zjarri është regjistruar këtë të martë pranë aeroportit të Rinasit. Burime për mediat bëjnë me dije se se një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Viktima, i paidentifikuar ende ndodhej në një makinë të bardhë bashkë me personin tjetër që mbeti i plagosur, kur ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri.
Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me armë nga dy automjete, të cilat janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.
Aktualisht forca të shumta policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë.
The post Atentat mafioz në mes të ditës pranë Rinasit, vritet një person, plagoset një tjetër appeared first on Ditar.al.
