Autobusi merr përpara kalimtarët, raportohet për viktima

Tre persona humbën jetën dhe një u plagos rëndë në qytetin e Kadizit, në jugperëndim të Spanjës, kur u përplasën nga një autobus, drejtuesi i të cilit humbi kontrollin. Autobusi “godi njerëzit në trotuar”, tha shërbimi zjarrfikës në platformën X. Videot e postuara në rrjetet sociale treguan automjetin me xhamin e përparmë të thyer plotësisht […]

Autobusi merr përpara kalimtarët, raportohet për viktima

Tre persona humbën jetën dhe një u plagos rëndë në qytetin e Kadizit,

në jugperëndim të Spanjës, kur u përplasën nga një autobus, drejtuesi i të cilit humbi kontrollin.

Autobusi “godi njerëzit në trotuar”, tha shërbimi zjarrfikës në platformën X.

Videot e postuara në rrjetet sociale treguan automjetin me xhamin e përparmë të thyer plotësisht dhe zjarrfikësit duke u përpjekur të lëviznin një palmë që kishte rënë në çatinë e autobusit, i cili u ndalua pranë një qendre tregtare.

Autoritetet nuk shpjeguan pse shoferi humbi kontrollin e autobusit.

Mediat spanjolle raportojnë se automjeti duket se ka pasur një problem me frenat.