“Kam ardhur nga Milano!”, fansat “çmenden” për një foto me Luizin, ulërima dhe thirrje për ta takuar
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar premiera e filmit më të pritur nga gjithë shqiptarët, “Në kuadër të dashurisë” ku protagonist është fituesi i BBV, Luiz Ejlli. Për veç dashurisë së madhe që i dhuruan kur ishte pjesë e Big Brother fansat e zjarrtë të tij nuk kanë nguruar të shfrytëzojnë premierën për të takuar nga […]

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar premiera e filmit më të pritur nga gjithë shqiptarët,
“Në kuadër të dashurisë” ku protagonist është fituesi i BBV, Luiz Ejlli.
Për veç dashurisë së madhe që i dhuruan kur ishte pjesë e Big Brother fansat e zjarrtë të tij nuk kanë nguruar të shfrytëzojnë premierën për të takuar nga afër Luizin.
Në momentin që ai shkoi në premierë fansat e tij u “çmendën” dhe kërkonin foto dhe ulërisnin emrin e tij.
“Luiz, Luiz!”, ishin thirrjet e fansave të cilët kërkonin një foto me idhurin e tyre. Simpati të madhe ndaj Luizin kanë edhe moshat më të pjekura të cilët nuk kanë nguruar të udhëtojnë edhe nga jashtë për të takuar ate që i mbajti mbërthyer para ekranit për muaj të tërë.
Një zonjë nga publiku arriti të kalonte sigurimin dhe i kërkoi Luizit një foto ku i tregoi se kishte blerë biletë nga Milano për ta takuar atë.
Luizi nuk nguroi ne asnjë moment dhe mori telefonin duke shkrepur foto.
Foto nga eventi