Plas sherri në provat e DWTS ‘Je skandal, linja jote është vetëm barku dhe ca gjunjë si patate…’

Konkurrentët e “Dancing With The Stars” vazhdojnë provat në palestër, teksa kanë dy ditë kohë për natën e dytë të spektaklit. Frenki kritikon ashpër Ronaldon, pasi sipas saj nuk është sistematik në prova dhe shpërqendrohet. Ajo e gjeti moderatorin duke u ushqyer. Frenki: Po, po. Me gojën plot dhe buzët pis. E zeza me këtë […]

Plas sherri në provat e DWTS ‘Je skandal, linja jote është vetëm barku dhe ca gjunjë si patate…’

Konkurrentët e “Dancing With The Stars” vazhdojnë provat në palestër, teksa kanë dy ditë kohë për natën e dytë të spektaklit.

Frenki kritikon ashpër Ronaldon, pasi sipas saj nuk është sistematik në prova dhe shpërqendrohet. Ajo e gjeti moderatorin duke u ushqyer.

Frenki: Po, po. Me gojën plot dhe buzët pis. E zeza me këtë njeri. Mendjen e ke te goja, as te duart, as te këmbët. Ta them tre milion herë (lëvizjen), të hyn, të del…

Ronaldo: Mirë, hajde me mua. Modero një emision për 10 minuta

Frenki: Po, të dashur teleshikues…

Ronaldo: O Tefta Radi, ka avancuar televizioni

Frenki: Mos më ndërro temë, jemi në Danicng With The Stars

Nëse vazhdojmë kështu, rrezikojmë eliminimin, i thotë balerina moderatorit:

Frenki: Pozat i ke skandal

Ronaldo: Pse, mirë jam

Frenki: Je skandal, linja jote është vetëm barku dhe ca gjunjë si patate. Do na çosh të fundit fare.