Avokati i Popullit të dielën me linjë telefonike falas për raportim të shkeljeve të të drejtave të votimit në RMV

Të dielën (2 Nëntor ), ditën e raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale, do të jetë në funksion linja telefonike falas 0800-54321 pran zyrës së Avokatit të Popullit nga ora 7:00 deri në orën 19:00, ku qytetarët mund të paraqesin çdo shkelje të të drejtave të tyre të votimit, transmeton Portalb.mk. Gjithashtu zyrat rajonale të […]

Avokati i Popullit të dielën me linjë telefonike falas për raportim të shkeljeve të të drejtave të votimit në RMV
Avokati i Popullit. Foto printscreen nga video e 360 Gradë

Të dielën (2 Nëntor ), ditën e raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale, do të jetë në funksion linja telefonike falas 0800-54321 pran zyrës së Avokatit të Popullit nga ora 7:00 deri në orën 19:00, ku qytetarët mund të paraqesin çdo shkelje të të drejtave të tyre të votimit, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu zyrat rajonale të Avokatit të Popullit në Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë dhe Tetovë do të jenë  të hapura për qytetarët (përveç zyrës kryesore në Shkup) me qëllim që t’i ndihmojnë ata në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit.

Përveç linjës pa pagesë, qytetarët do të jenë në gjendje të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit për të mbrojtur të drejtat e tyre: Tetovë: 044 344-082, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310 dhe Kumanovë: 031 431-488, Strumicë 034 329-996 dhe Shtip 032 389-700.

“Avokati i Popullit do të mbrojë të drejtat e qytetarëve duke ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga autoritetet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtje për të drejtat e tyre të garantuara.

Me këtë rast, Avokati i Popullit thekson se e drejta e votës është e garantuar me kushtetutë si e barabartë, universale dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk mund të mbahet përgjegjës për realizimin e kësaj të drejte, prandaj nuk është rastësi që shkelja e lirisë së zgjedhjes së votuesve, si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së votës, janë vepra të dënueshme. Avokati i Popullit gjithashtu u bën thirrje të gjithë palëve të interesuara në procesin zgjedhor të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit”, thonë nga Avokati i Popullit.

Ndryshe sonte përfundon fushata zgjedhore përfundon në mesnatë dhe fillon heshtja, e cila do të zgjasë deri në orën 19:00 të dielën, kur do të mbyllen qendrat e votimit në komunat në vend ku po zhvillohet votimi në raundin e dytë.

Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti rundin e parë të zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e shtetit. Për raundin e dytë, shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir filloi shpërndarjen e 1.013.357 fletëvotimeve.