Baba me zemër të thyer, Feron e ka marrë malli shumë për çikën, s’do t’i mbani lotët – i lutet e gjunjëzohet Arbënitës

Reperi i njohur shqiptar, Fero, do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e Arbana Osmanit – një paraqitje që pritet me shumë interes nga publiku, sidomos pas publikimit të një fragmenti të shkurtër nga intervista që ka nxitur reagime të forta në rrjetet sociale. Emocionet, deklaratat prekëse dhe tema të ndjeshme familjare janë […]

Baba me zemër të thyer, Feron e ka marrë malli shumë për çikën, s’do t’i mbani lotët – i lutet e gjunjëzohet Arbënitës

Reperi i njohur shqiptar, Fero, do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e Arbana Osmanit – një paraqitje që pritet me shumë interes nga publiku, sidomos pas publikimit të një fragmenti të shkurtër nga intervista që ka nxitur reagime të forta në rrjetet sociale.

Emocionet, deklaratat prekëse dhe tema të ndjeshme familjare janë ato që e karakterizojnë këtë bisedë, e cila duket se do të shënojë një ndër intervistat më të komentuara të vitit në shoëbiz-in shqiptar.

Në videon e publikuar, Fero shihet i ndjeshëm dhe i prekur thellësisht teksa flet për herë të parë pas një kohe të gjatë në lidhje me akuzat që kanë rënduar mbi të, raportin e tensionuar me ish-partneren Arbenita Ismajli dhe mbi të gjitha, dhimbjen që ndjen për mungesën e kontaktit me vajzën e tij të vogël.

Me zërin që i dridhet dhe me një mimikë që pasqyron qartë vuajtjen e brendshme, ai dëgjohet duke thënë: “Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën tem më shumë sesa unë. Të lutem, mundësoma me pa çikën.”

Këto fjalë kanë shpërndarë një valë emocionesh në opinionin publik, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Komentuesit janë ndarë në qëndrimet e tyre – një pjesë e tyre shprehin keqardhje dhe empati për reperin, duke e përshkruar momentin si të dhimbshëm dhe njerëzor, ndërsa të tjerë mbeten skeptikë, duke e vënë në dyshim sinqeritetin e tij dhe duke sjellë në vëmendje të kaluarën problematike të çiftit.

Marrëdhënia mes Feros dhe Arbenita Ismajlit ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes mediatike.

Dikur të konsideruar si një ndër çiftet më të komentuar dhe më të ndjekur në rrjetet sociale, ata ndanë momente të shumta nga jeta e tyre private me publikun, duke ndërtuar një imazh të një familjeje moderne, por gjithashtu edhe të ekspozuar ndaj sfidave.

Megjithatë, lidhja e tyre pësoi një krisje të fortë, e cila përfundoi në një ndarje të bujshme të shoqëruar me akuza të ndërsjella, tensione dhe përplasje publike.

Pas ndarjes, në media dhe dokumente që qarkulluan në mënyrë virale, u përmendën akuza për dhunë në familje dhe sjellje të papërshtatshme, çka i dha edhe më shumë jehonë kësaj ndarjeje.

Arbenita, në disa raste, ka ndarë me ndjekësit e saj anën e saj të historisë, duke dhënë sinjale të qarta për ndasi të thella dhe mosmarrëveshje serioze mes tyre.

Ndërkohë, Fero është tërhequr për një periudhë nga deklaratat publike, duke mbetur i rezervuar për situatën dhe për atë çfarë po ndodhte me jetën e tij personale.

Duket se intervista me Arbana Osmanin është vendi ku ai ka zgjedhur të thyejë heshtjen dhe të flasë hapur – jo vetëm për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj tij, por më shumë për të shprehur dhimbjen që, sipas tij, e ka ndjekur për shkak të ndarjes nga vajza e tij.

Me fjalët “Të lutem, mundësoma me pa çikën”, ai jo vetëm që kërkon ndjesë publike, por ngre një thirrje që duket e drejtuar si ndaj nënës së vajzës, ashtu edhe ndaj opinionit publik, duke tentuar të rikthejë një lloj empatie në raport me figurën e tij si prind.

Ky fragment është shpërndarë me shpejtësi në të gjitha platformat sociale dhe ka ndezur një debat të gjerë mes ndjekësve.

Pyetjet që po shtrohen janë të shumta: A po tregon Fero për herë të parë të vërtetën e tij? A është kjo një përpjekje për të rindërtuar imazhin e tij publik apo një dëshmi e sinqertë e një babai të dëshpëruar?

Ndërkohë, nuk dihet ende saktësisht se çfarë do të zbulojë pjesa e plotë e intervistës, por pritshmëritë janë të larta.

Arbana Osmani, e njohur për qasjen e saj njerëzore dhe të thelluar në intervista, pritet t’i japë hapsirë Feros të tregojë të gjithë rrëfimin e tij, pa ndërprerje dhe pa filtra.

Kjo do të jetë një mundësi për reperin që jo vetëm të shprehë ndjenjat e tij, por ndoshta edhe të përpiqet të fitojë sërish besimin e publikut dhe, më e rëndësishmja për të, të kërkojë një urë drejt vajzës së tij.

Në një kohë kur figurat publike shpesh i përdorin platformat mediatike për të ndikuar në perceptimin që publiku ka për ta, mbetet për t’u parë nëse kjo intervistë do të sjellë një kthesë reale në jetën personale dhe profesionale të Feros, apo thjesht do të mbetet një moment i shndërruar në debat në kronikat rozë./ORAinfo/