Bajrami-Muratit: Norma ekonomike kur rrokullisnit kamionë më e mirë sesa sot

Shefja e deputetëve të LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, i cili tha sot se norma e rritjes ekonomike është 3.9 për qind. Bajrami tha se atëherë kur Murati bashkë me partiakët e tij rrokulliste kamionë, gjuanin gaz lotsjellës në kuvend dhe i sulmonin institucionet me mollotov, gjendja

Bajrami-Muratit: Norma ekonomike kur rrokullisnit kamionë më e mirë sesa sot
Bajrami-Muratit: Norma ekonomike kur rrokullisnit kamionë më e mirë sesa sot

Bajrami-Muratit: Norma ekonomike kur rrokullisnit kamionë më e mirë sesa sot

Shefja e deputetëve të LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, i cili tha sot se norma e rritjes ekonomike është 3.9 për qind.

Bajrami tha se atëherë kur Murati bashkë me partiakët e tij rrokulliste kamionë, gjuanin gaz lotsjellës në kuvend dhe i sulmonin institucionet me mollotov, gjendja ekonomike ka qenë më mirë sesa ajo që është sot.

“Në atë kohë, norma e inflacionit ka qenë pothuaj e pavërejtshme, por në vitin 2015 rritja ekonomike ka qenë 5.9%, në 2016 ka qenë 5.6% dhe në vitin 2017 ka qenë 4.8%, të dhëna këto të Bankës Botërore”.

“Sot, Hekurani na qenka krekosë me normë të rritjes 3.9% dhe paska thënë se këtë lajm duhet ta shohim të gjithë, por ajo çka Hekurani s’po përmendë asnjëherë është inflacioni i lartë – norma e inflacionit në shtator ishte 4.7%”, tha Bajrami.