Banorët e Komunës së Çashkës do të protestojnë në Shkup, para objektit të KSHZ

Banorët e Komunës së Çashkës do të mbajnë sot, më datë 23 tetor, në orën 11:30, një protestë paqësore para objektit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Shkup, siç theksohet në njoftim, për të kundërshtuar tentimet për ndërhyrje në procesin demokratik të votimit nga ana e disa partive politike, transmeton Portalb.mk.  “Protesta vjen pas […]

Banorët e Komunës së Çashkës do të protestojnë në Shkup, para objektit të KSHZ
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ), foto nga Portalb.mk

Banorët e Komunës së Çashkës do të mbajnë sot, më datë 23 tetor, në orën 11:30, një protestë paqësore para objektit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Shkup, siç theksohet në njoftim, për të kundërshtuar tentimet për ndërhyrje në procesin demokratik të votimit nga ana e disa partive politike, transmeton Portalb.mk. 

“Protesta vjen pas një procesi të rregullt, transparent dhe demokratik të zgjedhjeve lokale, ku qytetarët e Çashkës shprehën qartë vullnetin e tyre për ndryshim dhe përfaqësim të drejtë. Banorët theksojnë se nuk do të lejojnë që vullneti i lirë i qytetarëve të manipulohet apo të bëhet peng i interesave politike, dhe kërkojnë nga institucionet që të mbrojnë ligjshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e një grupi të banorëve të Komunës së Çashkës.

Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Raundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor.