Bardhi nuk pranon përjashtimin nga PD: Basha po “kurdiset” nga Rama

Gazment Bardhi refuzon të pranojë përjashtimin e tij nga PD që u mor me vendim të Kryesisë, duke e konsideruar një akt fletërrufe për arsye personale të Lulzim Bashës. I ftuar në emsionin “Open”, në News24, ai tha se  shkak është bërë debati i ashpër që pati me Bashën në Kuvend. “Kemi filluar të mësohemi, […] The post Bardhi nuk pranon përjashtimin nga PD: Basha po “kurdiset” nga Rama appeared first on Newsbomb Albania.

Bardhi nuk pranon përjashtimin nga PD: Basha po “kurdiset” nga Rama

Gazment Bardhi refuzon të pranojë përjashtimin e tij nga PD që u mor me vendim të Kryesisë, duke e konsideruar një akt fletërrufe për arsye personale të Lulzim Bashës.

I ftuar në emsionin “Open”, në News24, ai tha se  shkak është bërë debati i ashpër që pati me Bashën në Kuvend.

“Kemi filluar të mësohemi, sepse këto akte që vetëm të bëjnë për të qeshur, përsëriten dhe kthehen në rutinë dhe nuk duhen marrë seriozisht. Edhe ky akt nuk duhet të merret seriozisht, tërësisht qesharak, pa vlerë, i panevojshëm, i palogjikshëm, dhe për motive personale të Bashës.

Ka pasur një debat mes meje dhe Bashës, i nxitur prej tij, ka marrë një përgjigje me disa të vërteta, dhe mesa duket nuk është mësuar të përballet me të vërteta dhe lëshon fletërrufe pa asnjë vlerë, as politike dhe as ligjore.

Nuk ka asnjë përjashtim as nga PD dhe as nga Grupi. Ka disa letra, do duhet të përfaqësosh partinë që përmes atyre letra të sjellës efekt. Basha ka marrë një kompjuter dhe printer, ka prodhuar dhe një vulë. Aktualisht PD nuk ka drejtues”, tha Bardhi.

I pyetur nëse akoma ka një mundësi për bashkimin e PD, Bardhi tha se është e nevojshme për të dalë nga ky debat, por sipas tij, kjo kërkon ndërgjegjësim të të gjithëve.

“Kriza në PD ka nevojë për vullnet politik dhe kërkon ndërgjegjësimin e çdo faktori politik. Bie dakort që nga konfikti ne po dobësohemi, prandaj duhet të dalim jashtë kësaj gjëje. Prandaj mora këtë inicativë.

Unë nuk shkova për të bërë debat me Bashën, pasi kishim çështje shumë të rëndësishme për të diskutuar. Pa nisur seanca Basha kërkoi fjalën dhe e ktheun diskutimin në Kuvend në çështje të brendshme. Ai mu drejtua mua duke më parë në sy dhe duke më akuzuar për alancë me “kullat”.

Ne duket të dalim nga ky konflikt, por sa herë përpiqemi Basha përjashton dikë. Këtë do bëjë edhe javën tjetër. Ai kurdiset nga dikush tjetër, që të gjithë e dimë mirë se kush është.” Tha Bardhi.

The post Bardhi nuk pranon përjashtimin nga PD: Basha po “kurdiset” nga Rama appeared first on Newsbomb Albania.