Divorci i Meloni, Kulla: Lajm i provokuar

Padyshim që lajmi i ditës së sotme në mediet italiane, por dhe jo vetëm është divorci i papritur i kryeministres Giorgia Meloni. Ajo njoftoi se do të ndahet me bashkëshortin e saj, gazetarin Andrea Giambrunon. Sakaq, kjo ngjarje është përfolur dhe në televizionet shqiptare, ku eksperti i sigurisë, Ilir Kulla i ftuar në “Zonë e […] The post Divorci i Meloni, Kulla: Lajm i provokuar appeared first on Newsbomb Albania.

Divorci i Meloni, Kulla: Lajm i provokuar

Padyshim që lajmi i ditës së sotme në mediet italiane, por dhe jo vetëm është divorci i papritur i kryeministres Giorgia Meloni.

Ajo njoftoi se do të ndahet me bashkëshortin e saj, gazetarin Andrea Giambrunon. Sakaq, kjo ngjarje është përfolur dhe në televizionet shqiptare, ku eksperti i sigurisë, Ilir Kulla i ftuar në “Zonë e Lirë” ka thënë se videon e publikuar ku thuhet se gazetari po e tradhëton, si provokim.

Kulla u shpreh se ky nuk është një lajm i sajuar, por një lajm i provokuar pasi sipas tis Andrea Giambrunon dhe vajza në fjalë janë në një tavolinë duke biseduar.

“Jemi kthyer në traditën e Italisë. Edhe Berluksonit e sulmonin dhe i sajonin histori me seks. E majta italiane e ka traditë këtë. Po të ishte me histori të komunitetit LGBTQI, kjo histori nuk do të publikohej, sepse nuk do të quhej politikisht korrekt.

Por Meloni ka ardhur në pushtet duke thënë që forca jonë është familja tradicionale dhe ata e kanë sulmuar politikisht me këtë gjë. Nuk është lajm i sajuar, por është lajm i provokuar se ata janë në një tavolinë jashtë duke biseduar”, deklaroi Kulla.

The post Divorci i Meloni, Kulla: Lajm i provokuar appeared first on Newsbomb Albania.