Kuvendi i përjashtoi për 10 ditë, Berisha: Kemi diskutuar opsionin e grevës së urisë

Ditën e djeshme opozita bllokoi seancën plenare dhe Kuvendi vendosi përjashtimin e 26 deputetëve të saj për 10 ditë. Ditën e sotme, Sali Berisha u shpreh se greva e urisë është një prej opsioneve të diskutuara nga deputetët dhe është një mundësi për veprimtarinë e tyre opozitare. “Absolutisht që është përmendur dhe ka gatishmëri të […] The post Kuvendi i përjashtoi për 10 ditë, Berisha: Kemi diskutuar opsionin e grevës së urisë appeared first on Ditar.al.

Kuvendi i përjashtoi për 10 ditë, Berisha: Kemi diskutuar opsionin e grevës së urisë

Ditën e djeshme opozita bllokoi seancën plenare dhe Kuvendi vendosi përjashtimin e 26 deputetëve të saj për 10 ditë.

Ditën e sotme, Sali Berisha u shpreh se greva e urisë është një prej opsioneve të diskutuara nga deputetët dhe është një mundësi për veprimtarinë e tyre opozitare.

“Absolutisht që është përmendur dhe ka gatishmëri të vërtetë. Greva është padyshim një opsion. Ne e kemi nisur këtë kur ai de facto na asgjësoi ne në parlament. Arriti gjer aty ku na caktoi përfaqësuesin tonë në komisionin e reformës zgjedhore. Ne caktuam Oerd Bylykbashin, një ekspert i shquar, i njohur ndërkombëtarisht për njohuritë në të drejtën elektorale, dhe ai thotë unë dua Enkelejdin. Enkelejdin nuk e pranojmë.Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë sot se partia e tij do të ketë logon që ka, pasi çështjen do ta çojë në Strasburg. Duke qenë se Lulzim Basha u kthye në krye të PD, Berisha u shpreh se nuk e dinte që ai ishte i tillë.

Ish kryeministri foli edhe për krisjen e aluduar mes tij dhe kreut të Partisë së lirisë Ilir Meta.

Ai ka hedhur poshtë çdo pretendim për mosmarrëveshje mes tyre, teksa ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të futen në koalicion. Ai po ashtu tha se PD-ja do të ketë logon që i takon, pasi çështjen do e dërgojë në Strasburg.

Berisha theksoi se Meta është aleat i tij i çmuar dhe do bashkërendohen të gjitha veprimet me PL-në, ndërsa për Bashën u justifikua, duek thënë “nga ta dija unë se ishte i tillë”.

“Ne jemi betejë dhe do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të jetojnë të lirë, ju thoni i fitoi, unë them që i vodhi.

Në zgjedhje do të futemi me koalicion, por PD do të ketë logon që i takon asaj. Do e mbajë gjykata e lartë në mënyrë antiligjore, do shkojmë në Strasburg dhe kam besim tek drejtësia evropian. Basha përdori PD-në për qëllime personale, janë të faktuara. Nga ta dija unë se ai ishte i tillë, tani dalin gjërat.  Sa i përket Metës, ai është aleat i çmuar i PD-së dhe do bashkërendohen të gjitha veprimet me PL-në.”-, tha ish-kryeministri.

The post Kuvendi i përjashtoi për 10 ditë, Berisha: Kemi diskutuar opsionin e grevës së urisë appeared first on Ditar.al.