BE: Nga viti 1999 në Kosovë investuam 3,7 miliardë euro
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, blloku evropian është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i fortë dhe më i besueshëm. Në njoftimin e lëshuar nga unioni thuhet se po ndihmojnë në zhvillimin e shumë fushave në vend.


Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, blloku evropian është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i fortë dhe më i besueshëm.
Në njoftimin e lëshuar nga unioni thuhet se po ndihmojnë në zhvillimin e shumë fushave në vend.
“BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, përparimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës”.
“Mbështetja e BE-së po bën ndryshim të prekshëm në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë”, thuhet në njoftim.
Në fund, BE-ja thekson se është për krah Kosovës dhe mbështet progresin duke ofruar mundësi.

