BE propozon thellimin e lidhjeve të industrisë së mbrojtjes me Ukrainën
Bashkimit Evropian propozoi të martën një integrim më të thellë të industrisë mbrojtëse të bllokut me Ukrainën, ndërsa një plan paqeje i SHBA-së mbetet në ndryshim e sipër dhe operacionet luftarake jokonvencionale të Rusisë e tronditin bllokun prej 27 vendesh. Ligjvënësit e BE-së do të mbajnë një votim për një program prej 1.5 miliard eurosh


Bashkimit Evropian propozoi të martën një integrim më të thellë të industrisë mbrojtëse të bllokut me Ukrainën, ndërsa një plan paqeje i SHBA-së mbetet në ndryshim e sipër dhe operacionet luftarake jokonvencionale të Rusisë e tronditin bllokun prej 27 vendesh.
Ligjvënësit e BE-së do të mbajnë një votim për një program prej 1.5 miliard eurosh, me 300 milionë euro të planifikuara për Instrumentin Mbështetës të Ukrainës, shkruan Associated Press.
Industria mbrojtëse e Ukrainës “ka nevojë për ne”, u tha Andrius Kubilius, ligjvënësve të BE-së në Strasburg të Francës, pa përmendur negociatat e vazhdueshme të paqes për t’i dhënë fund luftës. “Por ne kemi nevojë edhe më shumë për inovacionet mbrojtëse të Ukrainës”.
Ai tha se lejimi i aksesit të Ukrainës në Programin e Investimeve në Mbrojtje të BE-së “e bën të mundur blerjen e pajisjeve mbrojtëse në, me dhe për Ukrainën”.
Shpenzimet e mbrojtjes të BE-së pritet të arrijnë në rreth 392 miliardë euro këtë vit, pothuajse dyfishi i shumës së katër viteve më parë, përpara se Rusia të niste pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

