Bebe Rexha tërheq vëmendjen me flokë rozë “çamçakëzi”

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mahnitur ndjekësit e saj me një seri fotografish të reja të publikuara në Instagram. Së fundmi, këngëtarja ka bërë një ndryshim të guximshëm në pamje, duke lënë pas ngjyrën e saj klasike të flokëve dhe duke i kthyer ato në një nuancë rozë. Në fotografitë e publikuara, […] The post Bebe Rexha tërheq vëmendjen me flokë rozë “çamçakëzi” appeared first on Sinjali.

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me flokë rozë “çamçakëzi”

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mahnitur ndjekësit e saj me një seri fotografish të reja të publikuara në Instagram.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një ndryshim të guximshëm në pamje, duke lënë pas ngjyrën e saj klasike të flokëve dhe duke i kthyer ato në një nuancë rozë.

Në fotografitë e publikuara, Bebe shfaqet joshëse, me flokët rozë që i bien bukur mbi supe, ndërsa duket se ka çelur edhe më shumë ngjyrën.

“Jam lodhur duke shkruar përshkrime. Kështu që, ja një flutur ????. Gjithashtu, gëzuar e hëna. E kam çelur ngjyrën e flokëve në rozë ‘çamçakëzi’. A ju pëlqen më shumë kështu?” – ka shkruar Bebe në përshkrimin e postimit.

Ajo kishte zgjedhur një xhaketë elegante që i zbulonte dekoltenë dhe një fund të përshtatur, duke theksuar linjat e saj trupore.

Artistja dukej tejet e bukur dhe me vetëbesim, me shikimin e saj të mprehtë dhe sytë plot shkëlqim. Ngjyra rozë e flokëve duket se i ka nxjerrë edhe më shumë në pah veçoritë e fytyrës, duke i dhënë një pamje të ëmbël, por njëkohësisht edhe shumë tërheqëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bebe Rexha tërheq vëmendjen me flokë rozë “çamçakëzi” appeared first on Sinjali.