Belgjikë, betohet kryeministri i ri i vendit

Udhëheqësi i konservatorëve flamandë, Bart De Wever, u bë zyrtarisht sot kryeministri i ri i vendit duke bërë betimin përpara mbretit Philippe në pallatin mbretëror, së bashku me 14 anëtarët e qeverisë së tij. Udhëheqësi 54-vjeçar, i cili kaloi 12 vjet si kryebashkiak i Antverpës (në veri), është separatisti i parë flamand që kryeson qeverinë [...]Read More...

Belgjikë, betohet kryeministri i ri i vendit

Udhëheqësi i konservatorëve flamandë, Bart De Wever, u bë zyrtarisht sot kryeministri i ri i vendit duke bërë betimin përpara mbretit Philippe në pallatin mbretëror, së bashku me 14 anëtarët e qeverisë së tij.

Udhëheqësi 54-vjeçar, i cili kaloi 12 vjet si kryebashkiak i Antverpës (në veri), është separatisti i parë flamand që kryeson qeverinë federale në Belgjikë.

Pothuajse tetë muaj pas zgjedhjeve legjislative, të shënuara nga fitorja e partisë së tij, N-VA, ai do të çojë vendin djathtas me katër partitë partnere të koalicionit.

Bart De Wever ka premtuar të jetë më i rreptë në politikën e azilit, sigurinë dhe të “shpërblejë punën” duke kufizuar të drejtën e përfitimeve të papunësisë në dy vjet.

Qeveria ka 11 burra dhe katër gra.

Ekipi i ri pason atë të liberalit Alexander De Croo në vend që nga tetori 2020.

Ai shënon kthimin në pushtet të ”Aleancës së Re Flamane” (N-VA), tashmë e lidhur me një qeveri të qendrës së djathtë midis 2014 dhe 2018.

Pesë partitë e koalicionit përfaqësojnë 81 nga 150 deputetët në parlamentin e ri, të zgjedhur më 9 qershor.