Benita pendohet për veprimet ndaj Elijones, i kërkon falje

Benita ka kërkuar falje për veprimet që ka ndërmarrë kundrejt Elijonës gjatë situatës së tensionuar në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”. Ajo shprehu pendesë pasi pa pamjet e incidentit, duke theksuar se as vetë ajo nuk ishte e kënaqur me sjelljen e saj. “Unë sinqerisht i pashë pamjet edhe kërkoj falje, se as mu […]

Benita pendohet për veprimet ndaj Elijones, i kërkon falje

Benita ka kërkuar falje për veprimet që ka ndërmarrë kundrejt Elijonës gjatë situatës së tensionuar në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”.

Ajo shprehu pendesë pasi pa pamjet e incidentit, duke theksuar se as vetë ajo nuk ishte e kënaqur me sjelljen e saj.

“Unë sinqerisht i pashë pamjet edhe kërkoj falje, se as mu nuk më pëlqen, po kështu kanë rrjedh. Prapë se prapë të kërkoj falje. Po ti vetë e ke bërë punën deri këtu”, tha Benita.

Ndërkohë, Benita theksoi se ajo nuk ishte iniciatore e situatës, duke e quajtur Elijonën si personin që kishte kërkuar betejën me to.