Berisha dhe Bardhi bllokojnë Kuvendin, Alibeaj takon në restorant Gjiknurin

Deputeti socialist Damian Gjiknuri dhe ai demokrat Enkelejd Alibeaj thuhet se kanë zhvilluar një takim “kokë më kokë”  paraditen e kësaj të enjte. Sipas MCN.tv mësohet se dy deputetët kanë zgjedhur si vend takimi një restorant në kryeqytet, larg syrit dhe vëmendjes së mediave. Thuhet se ka qenë deputeti demokrat ai i cili ka pritur […] The post Berisha dhe Bardhi bllokojnë Kuvendin, Alibeaj takon në restorant Gjiknurin appeared first on Newsbomb Albania.

Berisha dhe Bardhi bllokojnë Kuvendin, Alibeaj takon në restorant Gjiknurin

Deputeti socialist Damian Gjiknuri dhe ai demokrat Enkelejd Alibeaj thuhet se kanë zhvilluar një takim “kokë më kokë”  paraditen e kësaj të enjte.

Sipas MCN.tv mësohet se dy deputetët kanë zgjedhur si vend takimi një restorant në kryeqytet, larg syrit dhe vëmendjes së mediave. Thuhet se ka qenë deputeti demokrat ai i cili ka pritur për disa minuta Gjiknurin dhe më pas kanë diskutuar në ambientet e brendshme të restorantit.

Takimi i tyre eshtë mbajtur teksa brenda ambienteve të Kuvendit, deputetët që mbështesin ish-kryeminsitrin Sali Berisha dhe kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, bllokuan sallën dhe kthyen karriget përmbys.

Pasi socialistët u larguan nga seanca plenare, demokratët qëndruan në sallë edhe pse iu fikën dritat. Ata paralajmëruan se do të qëndrojnë në  Kuvend, në shenjë proteste për veprimet e fundit që qëveria ka kryer ndaj opozitës.

Edhe ditën djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat paralajmëroi se duke filluar nga e enjtja, sot, do të fillojë aksioni politik.

“Ju duhet të keni durim dhe të ndiqni në çdo seancë qëndrimet e opozitës. Ju garantoj se ato do të mbrojnë me të gjitha aspektet, interesat e qytetarëve opozitarë që nuk votuan këtë qeveri.

Fillon beteja brenda Parlamentit dhe pastaj do të vazhdojë në ccdo skaj. Ato që kemi ëbrë ne kanë qenë hapat e para, tani do provojmë. Tani fillon beteja tamam”, tha Berisha.

 

The post Berisha dhe Bardhi bllokojnë Kuvendin, Alibeaj takon në restorant Gjiknurin appeared first on Newsbomb Albania.