Mbledhja e Konferencës së kryetarëve, Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën: S’mund të jemi të fundit, PE e ka zhvilluar
Konferenca e Kryetarëve ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje, ku fokusi ka qenë në situatën e Kosovës. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar një seancë urgjente plenare në Kuvend për mocion me debat për miratimin e rezolutës për situatën në veri të Kosovës. “Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me […] The post Mbledhja e Konferencës së kryetarëve, Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën: S’mund të jemi të fundit, PE e ka zhvilluar appeared first on Newsbomb Albania.

Konferenca e Kryetarëve ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje, ku fokusi ka qenë në situatën e Kosovës.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar një seancë urgjente plenare në Kuvend për mocion me debat për miratimin e rezolutës për situatën në veri të Kosovës.
“Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar”, tha Bardhi duke theksuar se ky debat tashmë është mbajtur dhe në Parlamentin Europian.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka propozuar që seanca të mbahet më 19 tetor dhe të zhvillohet mocioni me debat dhe miratimi i rezolutës që do dënojë sulmin terrorist në veri.
Pjesë nga diskutimi:
Nikolla: Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor
Çuçi: Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.
Tabaku: Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën.
Kujtojmë që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka dorëzuar në Kuvend projekt-rezolutën për ngjarjen e ndodhur në veri të Kosovës më shumë se një javë më parë. Dokumenti me firmë të Bledi Çuçit i është dërguar kryetares Lindita Nikolla dhe pritet të futet në seancë plenare.
Referuar dokumentit të publikuar në media, Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për situatën në Kosovë pas sulmit ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023.
The post Mbledhja e Konferencës së kryetarëve, Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën: S’mund të jemi të fundit, PE e ka zhvilluar appeared first on Newsbomb Albania.