Berisha thirrje studentëve: Ngrihuni në protesta të fuqishme, merrni në dorë fatin tuaj

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për media ka mbështetur protestën e studentëve të Mjekësisë, të cilët janë kundër ligjit të ri që i mban në Shqipëri për 5 vite, ose në të kundër do duhet të paguajnë një tarifë. Berisha u bëri thirrje studentëve që të ngrihen në protesta dhe të marrin në dorë […] The post Berisha thirrje studentëve: Ngrihuni në protesta të fuqishme, merrni në dorë fatin tuaj appeared first on Newsbomb Albania.

Berisha thirrje studentëve: Ngrihuni në protesta të fuqishme, merrni në dorë fatin tuaj

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për media ka mbështetur protestën e studentëve të Mjekësisë, të cilët janë kundër ligjit të ri që i mban në Shqipëri për 5 vite, ose në të kundër do duhet të paguajnë një tarifë.

Berisha u bëri thirrje studentëve që të ngrihen në protesta dhe të marrin në dorë fatin e tyre.

Ndër të tjera ai u garantoi studentëve se PD me programin e saj, do t’u japë përgjigjen më të shkëlqyer të gjitha këtyre çështjeve.

“Arsimi i lartë, këtë vit është një thirrje ku gjendja në të cilën ai ka rënë, të gjithë këto faktorë që rreshtova më sipër, janë një thirrje e fuqishme në radhë të parë për të rinjtë e universiteteve. Po kaq edhe për gjimnazistët, për familjarët e tyre, të ngrihen fuqishëm në protesta.

Këto që po ndodhin janë shkatërrim masiv i ëndrrave më të bukura të të rinjve shqiptarë, mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja dhe Shqipëria e nesërme.

Unë garantoj studentët se PD në programin e saj, do t’u japë përgjigjen më të shkëlqyer të gjitha këtyre çështjeve. Merrni në dorë fatin tuaj, Ngrihuni me guxim kundër një qeverie që është përçmuese, përbuzëse”, the Berisha ndër të tjera.

The post Berisha thirrje studentëve: Ngrihuni në protesta të fuqishme, merrni në dorë fatin tuaj appeared first on Newsbomb Albania.