Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë Fitër Bajramin
Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën sot festojnë Fitër Bajramin, një festë e shenjtë që shënon përfundimin e muajit të Ramazanit. Manifestimi qendror në Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku besimtarët u mblodhën që në orët e para të mëngjesit. Ceremonia nisi në orën 05:41 me faljen e namazit […] The post Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë Fitër Bajramin appeared first on Albinfo.

Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën sot festojnë Fitër Bajramin, një festë e shenjtë që shënon përfundimin e muajit të Ramazanit.
Manifestimi qendror në Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku besimtarët u mblodhën që në orët e para të mëngjesit. Ceremonia nisi në orën 05:41 me faljen e namazit të sabahut, ndërsa namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 06:59, transmeton albinfo.ch.
Me këtë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) organizoi pritjen tradicionale të urimeve në selinë e saj, ku përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë përcollën mesazhe urimi dhe paqeje.
Festimet e Fitër Bajramit shoqërohen me aktivitete të shumta shoqërore, ku theksohet vlera e solidaritetit dhe ndihmës ndaj familjeve në nevojë. Besimtarët ndajnë gëzimin e festës me të afërmit dhe kontribuojnë në bamirësi, duke përçuar frymën e dhembshurisë dhe bashkëpunimit në shoqëri.
Fitër Bajrami shënon një moment reflektimi dhe mirënjohjeje, duke i dhënë fund një muaji përkushtimi dhe sakrifice, përcjell albinfo.ch.
The post Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë Fitër Bajramin appeared first on Albinfo.