Bie nga lartësia një grua në Gjakovë, vdes pas arritjes në emergjencë
Një grua ka humbur jetën në Gjakovë të hënën mbrëma, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi në rrethana ende të paqarta. Ngjarja tragjike, e cila po hetohet nga autoritetet, ka ndodhur rreth orës 22:30, ku viktima ka pësuar lëndime të rënda. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, pas rënies, viktima është dërguar me urgjencë […] The post Bie nga lartësia një grua në Gjakovë, vdes pas arritjes në emergjencë appeared first on ATV.
Një grua ka humbur jetën në Gjakovë të hënën mbrëma, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja tragjike, e cila po hetohet nga autoritetet, ka ndodhur rreth orës 22:30, ku viktima ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, pas rënies, viktima është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Përkundër intervenimit të shpejtë, mjeku kujdestar në emergjencë ka konstatuar vdekjen e saj në momentin e pranimit.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.
The post Bie nga lartësia një grua në Gjakovë, vdes pas arritjes në emergjencë appeared first on ATV.
