Bien shitjet e Tesla/ Përfshirja në politikë, kosto ekonomike për Elon Musk
Për Elon Musk, njeriun më të pasur të botës përfshirja në Politikë ka ardhur me kosto të mëdha financiare. Kompania e prodhimit të automjeteve elektrike Tesla raportoi një rënie të ndjeshme në tre mujorin e parë të vitit 2025. Shitjet e automjeteve ranë me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë [...]Read More...

Për Elon Musk, njeriun më të pasur të botës përfshirja në Politikë ka ardhur me kosto të mëdha financiare. Kompania e prodhimit të automjeteve elektrike Tesla raportoi një rënie të ndjeshme në tre mujorin e parë të vitit 2025. Shitjet e automjeteve ranë me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërsa fitimet pësuar një rënie me 70%. Kompania raportoi gjithashtu një rënie vjetore prej 9% të të ardhurave totale, duke arritur në 19.3 miliardë dollarë – më pak se pritshmëria prej 21.1 miliardë dollarësh që ishte më parë.
Tesla paralajmëroi investitorët se sfidat mund të vazhdojnë, duke refuzuar të japë një parashikim për rritjen e ardhshme dhe duke theksuar se “ndryshimi i ndjeshmërisë politike” mund të ndikojë ndjeshëm në kërkesën për produktet e saj. Elon Musk , krahu i Djathtë I Presidenti Amerikan Donald Trump I cili drejton Departamentin Per Eficensen e qeverise reagoi mbi humbjet e medha të kompanisë së tij duke thënë se nga muajin tjetër ai do të kufizojë rolin e tij qeveritar duke shkuar në zyrë me vetëm një here apo dy here në javë. Musk tha se do të vijojë të drejtojë Departmanetin Doge për aq Kohe sa Presidenti Trump e sheh të nevojshme dhe të dobishme.
Përfshirja në politikë e Elon Mus ka shkaktuar reagime të shumta dhe bojkotime ndaj Teslës në mbarë botën. Sipas Musk kjo është një hakmarrje e padrejtë ndaj tij dhe kompanive që ai zotëron. Njeriu më I pasur I Botës deklaroi se nisma për reformimin e qeverisë Federale ishte kritike ndërsa shtoi se ky proces pothuajse ka përfunduar.
Ndërkohë, tarifat e reja të vendosura nga administrata Trump ndaj Kinës kanë ndikuar negativisht në zinxhirin e furnizimit të Teslës, duke rritur kostot për kompaninë. Tesla paralajmëroi se këto zhvillime, së bashku me konkurrencën në rritje dhe rënien e shitjeve, mund të krijojnë rreziqe të mëtejshme në muajt në vijim.
Aksionet e Teslës kanë humbur rreth 37% të vlerës që nga fillimi i vitit, por shënuan një rritje prej mbi 5% pasditen e të martës pas publikimit të lajmit për humbjet./abcnews.al