Big Mama pas vdekjes së Shpat Kasapit: Nuk mund ta besoj, ma këpute shpirtin
Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë pas lajmit për vdekjen e artistit shqiptar, Shpat Kasapi. Përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale, ajo ka shkruar: “O Shpat bre, nuk dua ta besoj. U zgjova me lajmin më të trishtë dhe ma këpute shpirtin”. “Fëmijëria jonë dhe kujtimet tona […]
Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë pas lajmit për vdekjen e artistit shqiptar, Shpat Kasapi.
Përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale, ajo ka shkruar: “O Shpat bre, nuk dua ta besoj. U zgjova me lajmin më të trishtë dhe ma këpute shpirtin”.
“Fëmijëria jonë dhe kujtimet tona sot dhembin më shumë. Do të më mungosh përgjithmonë vëlla. Prehu në paqe”.
Foto: Instagram
“Ngushëllime të sinqerta familjarëve. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë dhimbje”.
Kasapi, i cili ndërroi jetë papritur, ka lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në muzikën shqiptare dhe shumë fansa që e kanë ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij.
Humbja e tij ka shkaktuar reagime të shumta nga komuniteti i artistëve dhe nga publiku, të cilët po ndajnë mesazhe ngushëllimi dhe kujtime të paharrueshme për të.
Ai ka lënë pas vetes edhe një fëmijë trevjeçar.

