Bilanci për sezonin tursitik 2023, Kumbaro: Muaji shtator u mbyll me 1,1 milionë vizitorë të huaj
Në një takim për bilancet e sezonit turistik veror 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, tha se turizmi ishte kryefjala e vitit dhe kartvizita që po shoqëron kudo Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, diplomatike dhe mediatike. Ministrja bëri publike edhe shifrat e hyrjeve të vizitorëve të huaj gjatë shtatorit. “Muaji shtator u mbyll me […] The post Bilanci për sezonin tursitik 2023, Kumbaro: Muaji shtator u mbyll me 1,1 milionë vizitorë të huaj appeared first on Newsbomb Albania.

Në një takim për bilancet e sezonit turistik veror 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, tha se turizmi ishte kryefjala e vitit dhe kartvizita që po shoqëron kudo Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, diplomatike dhe mediatike.
Ministrja bëri publike edhe shifrat e hyrjeve të vizitorëve të huaj gjatë shtatorit.
“Muaji shtator u mbyll me 1,1 milionë vizitorë të huaj, rreth 30% më shumë se viti i kaluar, ndërsa 9-mujori shënoi 8,3 milionë, ose 1,9 milionë vizitorë të huaj më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar.
Nuk i përmend për t’u krenuar por për t’u ndërgjegjësuar se kur vendi përshkohet, jetohet, eksperimentohet, udhëtohet, nga gati 5-fishi i popullsisë së qëndrueshme, përgatitja, mobilizimi dhe vëmendja, madje dhe alerti, janë dhe duhet të jenë shumë më lart”, tha Kumbaro.
Në analizën e sezonit turistik veror, ministrja Kumbaro foli për punën e bashkive dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për pastrimin e territorit, ku sipas saj lufta me mbetjet ende nuk është fituar dhe nga ana tjetër përmendi bashkëpunimin e suksesshëm me të gjithë aktorët që morën pjesë në mbarëvatjen e sezonit turistik veror si Policia Kufitare, Policia e Shtetit, Urgjenca Kombëtare, etj.
Në takim jan^ të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëkohësisht zv/kryreministrja Belinda Balluku, ministri i Brendshëm Taulant Balla si dhe kryetarët e bashkive, operatorë të turizmit e përfaqësues të tjerë të sektorit.
The post Bilanci për sezonin tursitik 2023, Kumbaro: Muaji shtator u mbyll me 1,1 milionë vizitorë të huaj appeared first on Newsbomb Albania.