Postoi foto në autobusin bosh, ambasadori suedez Niklas Strom “masakrohet”nga komentuesit: Mos gënje si politikanët shqiptarë
Në botën perëndimore nuk është ndonjë habi që politikanë apo zyrtarë të lartë të udhëtojnë me tren apo autobus në përditshmërinë e tyre. Ndërsa kur ndodh në Shqipëri krijohet një impakt ndryshe. Pak ditë më parë, ambasasori i Suedisë në vendin tonë, Niklas Strom postoi në rrjetet sociale një foto ku duket autobusi bosh. “Më […] The post Postoi foto në autobusin bosh, ambasadori suedez Niklas Strom “masakrohet”nga komentuesit: Mos gënje si politikanët shqiptarë appeared first on Newsbomb Albania.

Në botën perëndimore nuk është ndonjë habi që politikanë apo zyrtarë të lartë të udhëtojnë me tren apo autobus në përditshmërinë e tyre.
Ndërsa kur ndodh në Shqipëri krijohet një impakt ndryshe. Pak ditë më parë, ambasasori i Suedisë në vendin tonë, Niklas Strom postoi në rrjetet sociale një foto ku duket autobusi bosh.
“Më shumë hapësirë në autobus për të punuar,” shkroi ai në krah të fotos.
Mirëpo, nuk kanë munguar as komentet nga ndjekësit, të cilët i kanë kujtuar diplomatit të lartë që ky nuk është realiteti që hasen qytetarët çdo ditë në kryeqytet dhe i thonë se transporti urban këtu ka gjithmonë fluks pasagjerësh.
“Fotoja është e bukur, por përshkimi jo,” shkruan një komentues.
Një tjetër nuk i ka kuryser kritikat ndaj Niklas Strom, veprimin e të cilit e krahason me mashtrimet që bëjnë politikanët shqiptarë.
“Kjo gjë do të ishte fantastike, por Shqipëria nuk është Suedia. Mos fillo të gënjesh si politikanët shqiptarë,” thekson një komentese.
View this post on Instagram
A post shared by AmbassadorofSwedeninAlbania (@ambassadorofswedeninalbania)
The post Postoi foto në autobusin bosh, ambasadori suedez Niklas Strom “masakrohet”nga komentuesit: Mos gënje si politikanët shqiptarë appeared first on Newsbomb Albania.