“Turistët gjetën siguri mbresëlënëse,” Balla: Do krijojmë një strukturë për sigurinë publike

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka marrë pjesë në aktivitetin për bilancin e sezonit turistik. Sipas ministrit, Shqipërisë i është pastuar imazhi i nxirë prej vitesh tashmë, teksa tha se turistët e huaj gjetën një siguri mbresëlënëse në Shqipëri, falë punës së policisë. “Mund ta themi me krenari se Shqipërisë i është pastruar imazhi i […] The post “Turistët gjetën siguri mbresëlënëse,” Balla: Do krijojmë një strukturë për sigurinë publike appeared first on Newsbomb Albania.

“Turistët gjetën siguri mbresëlënëse,” Balla: Do krijojmë një strukturë për sigurinë publike

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka marrë pjesë në aktivitetin për bilancin e sezonit turistik.

Sipas ministrit, Shqipërisë i është pastuar imazhi i nxirë prej vitesh tashmë, teksa tha se turistët e huaj gjetën një siguri mbresëlënëse në Shqipëri, falë punës së policisë.

Mund ta themi me krenari se Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një kohë shumëvjeçare. Një pjesë e mirë e artikujve që u shfaqën në gazeta, revista për këtë sekret të zbuluar në mes të Evropës, nënvizoi edhe faktin se tyuristët e huaj gjetën në Shqipëri një siguri mbresëlënëse.

Shqipëria mban numrin më të ulët të vjedhjeve në raport me banorët. Policia në këto 9 muaj ka arrestuar qindra persona. Nuk është regjistruar asnjë ngjarje kriminale ndaj turistëve të huaj.

Që nga dita e parë e marrjes së detyrës kam vizituar pikat kufitare tokësore. Siguria e turistëve është parësore. Policia e Shtetit e ka kryer më së miri këtë operacion të madh për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Po ashtu doja t’ju informoja se do vijmë me një masë të re për fishekzjarrët që hidhen në mesnatë në të gjithë vendin”, tha ministri Balla.

Në fjalën e tij, Balla gjithashtu bëri me dije se do të krijohet një forcë kombëtare të sigurisë publike, për mbarëvajten e sezonit turstik. Kjo stukturë, pritet të jetë pjesë e Policisë së Shtetit.

Dua ta njoftoj sot që po krijojmë një forcë kombëtare të sigurisë publike brenda Policisë së Shtetit, e cila do të jetë e gatshme dhe me kapacitete të mjaftueshme për përballimin e nevojave dhe pritshmërive të Shqipërisë turistike 10 milionë plus.

Kjo strukturë e re brenda Policisë së Shtetit do të rrisë praninë dhe efikasitetin e Policisë në të gjithë territorin me një fokus të veçantë te pjesa që lidhet me mbarëvajtjen e sezonit turistik 2024”, tha Balla.

 

The post “Turistët gjetën siguri mbresëlënëse,” Balla: Do krijojmë një strukturë për sigurinë publike appeared first on Newsbomb Albania.