Biseda Trump-Putin/ Marrëveshje për të burgosurit, presidenti rus ndalon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë biseduar në telefon për rreth një orë e gjysmë. Sipas burimeve nga të dyja palët, bisedimet mes dy presidentëve kanë shkuar shumë mirë. Fokusi i diskutimeve ka qenë lufta në Ukrainë dhe përpjekjet amerikane për një armëpushim mes palëve. Pas bisedës së zvhilluar, [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë biseduar në telefon për rreth një orë e gjysmë.
Sipas burimeve nga të dyja palët, bisedimet mes dy presidentëve kanë shkuar shumë mirë.
Fokusi i diskutimeve ka qenë lufta në Ukrainë dhe përpjekjet amerikane për një armëpushim mes palëve.
Pas bisedës së zvhilluar, Moska thotë se Putin dhe Trump shprehën interes të ndërsjellë për “normalizimin e marrëdhënieve” midis SHBA-së dhe Rusisë, ndërsa u ra dakord gjithashtu për një shkëmbim të burgosurish midis Moskës dhe Kievit, për 175 të burgosur lufte nga secila palë.
Moska gjithashtu pranoi të dorëzojë 23 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë.
Vladimir Putin ka rënë dakord edhe të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës./abcnews.al