Bleu vota për PSD në 11 Maj, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës

SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Kristian Shkreli, i cili akuzohet për blerje votash për PSD-në. Pas mbylljes së hetimeve, SPAK ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. Kërkesa për kalimin apo jo në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. Më datë 3 tetor, Shkreli […] The post Bleu vota për PSD në 11 Maj, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës appeared first on Ditar.al.

Bleu vota për PSD në 11 Maj, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës

SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Kristian Shkreli, i cili akuzohet për blerje votash për PSD-në.

Pas mbylljes së hetimeve, SPAK ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. Kërkesa për kalimin apo jo në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Më datë 3 tetor, Shkreli u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ku iu komunikua akuza e korrupsionit zgjedhor.

Shkreli dyshohet se bleu vota për PSD e Tom Doshit në zgjedhjet e 11 Majit, ndërsa më herët me një vendim të Gjykatës së Posaçme iu sekuestrua celulari.

Për të njëjtën çështje janë sekuestruar edhe celularët e disa personave të tjera, që konsiderohen si mbështetës të PSD-së dhe që SPAK ka dyshime se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

Shkreli ishte në shënjestër të kritikave të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi që ky i fundit zhvilloi në Shkodër, në përmbyllje të fushatës elektrorale ku iu drejtua me fjalët: “Kristian, mos luaj me dy porta, Kristian”.

The post Bleu vota për PSD në 11 Maj, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës appeared first on Ditar.al.