Bomba e verës: Reali transferon yllin e Serie A për 100 milionë euro
Alonso e dëshiron me çdo kusht, Perez përgatit 100 milionë euro për yllin e Serie A. Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës. Mes skuadrave më aktive është padyshim Reali, me Los Blancos që kanë piketuar goditjen e parë për verën e ardhshme. Mediat […]
 
                                

Alonso e dëshiron me çdo kusht, Perez përgatit 100 milionë euro për yllin e Serie A.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Reali, me Los Blancos që kanë piketuar goditjen e parë për verën e ardhshme.
Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Reali synon transferimin e Kenan Yildiz nga Juventusi.
Xabi Alonso ia ka kërkuar Perezit afrimin e Yildiz dhe Madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit turk.
Yildiz po shkëlqen me Juventusin këtë sezon duke realizuar 5 gola dhe 6 asistime në 15 paraqitje.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  