Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika appeare Arben Fetai Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika. Çdo votë shqiptare për të është votë e djegur. Bujar Osmani e ka mbajtur anën e Vuçiçit dhe ka shtrënguar duartë me Lavrovin sepse ai synon pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ku i duhet përkrahja e Serbisë dhe e […] The post Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika appeared first on INA ONLINE.

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

The post d first on INA ONLINE.Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika appeare

Arben Fetai

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika. Çdo votë shqiptare për të është votë e djegur.

Bujar Osmani e ka mbajtur anën e Vuçiçit dhe ka shtrënguar duartë me Lavrovin sepse ai synon pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ku i duhet përkrahja e Serbisë dhe e aleatëve të saj.

Këtë e dëshmon edhe shtyerja nga ana e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut e afatit për dorëzimin e kandidaturave nga shtetet anëtare për një muaj shtesë, edhe atë deri më 25 prill, pra një ditë pas zgjedhjeve presidenciale.

Si kryesuese aktuale e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, MPJ-së së Maqedonisë së Veriut i ka ra hise të pranojë kandidaturat për pasuesin e Majlinda Bregut, e cili e kryen mandatin e saj në fund të vitit. Bujar Osmani e ka keqpërdorur kryesimin e tij të këtij mekanizmi për t’iu përshtatur agjendës së tij deri në humbjen e tij të sigurt përballë Arben Taravarit natën e 24 prillit.

Por as ky plan nuk do t’i ec Bujarit. Ai mund të dorëzojë kandidaturën e tij prej humbësi më 25 prill, por qeveria e re e VLEN nuk do të përkrahë nominimin e tij në Bordin e korrikut të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Nuk kam asnjë dyshim se nominimi i tij do të bllokohet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Bujar Osmani sigurisht se e ka përkrahjen e Vuçiçit dhe të Dodikut, por Qeveria e VLEN dhe ajo e Vetëvendosjes nuk do të lejojnë që të përfaqësohen nga ata që e shkelin interesin kombëtar duke u shitur te Vuçiçi për një karrigë të ndyrë.

The post Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika appeared first on INA ONLINE.