Bujar Osmani pranoi humbjen dhe uroi Izet Mexhitin: Në politikë fjala e fundit u takon qytetarëve
Kandidati i AKI-së, për komunën e Çairit, Bujar Osmani, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook pranoi humbjen dhe uroi Izet Mexhitin dhe koalicionin VLEN për fitoren, transmeton Portalb.mk. “Vlerësoj se kishim një ditë zgjedhore të suksesshme, pa vërejtje të mëdha, dhe besoj se kjo është e rëndësishme të theksohet. Dua të shpreh mirënjohje për […]


Kandidati i AKI-së, për komunën e Çairit, Bujar Osmani, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook pranoi humbjen dhe uroi Izet Mexhitin dhe koalicionin VLEN për fitoren, transmeton Portalb.mk.
“Vlerësoj se kishim një ditë zgjedhore të suksesshme, pa vërejtje të mëdha, dhe besoj se kjo është e rëndësishme të theksohet. Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët gjatë gjithë fushatës: nga aktivistët dhe shokët partiakë dhe të koalicionit, mbështetësit, forumin e grave, forumin rinor. Ishte me të vërtetë një nder të punohej me përkushtim dhe sakrificë, një proces gjatë të cilit u krijua një vizion i bukur për Çairin, por edhe shumë miqësi të reja. Megjithatë, në politikë, fjala e fundit u takon qytetarëve. Unë kam qenë mjaft gjatë në politikë për t’i njohur dhe respektuar mesazhet që qytetarët i dërgojnë. Edhe pse fushata nuk ishte as e drejtë as e ligjshme në çdo aspekt, por unë nuk dua të ankohem, sepse besoj se ndershmëria dhe vlerat kanë kuptim vetëm kur i ruan edhe në situata si kjo”, shkroi Osmani.
Ai, Mexhitit, i uroi fitoren dhe i uroi sukses në drejtimin e komunës.
“Urime kundër kandidatit tim dhe të gjithë koalicionit që qëndroi pas tij, ata janë fituesit e zgjedhjeve në Çair dhe u uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme. Në fund, dua të falënderoj familjen time, ata e mbajtën barrën më të madhe të angazhimit tim politik, por nga aty mora edhe përkrahjen e fortë”, shkroi Osmani.