Caktohet data e nisjes së gjyqit ndaj Rozeta Hajdarit, e akuzuar për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si datë për fillimin e procesit gjyqësor ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari dhe grupit të saj.Seanca do të nisë nga ora 09:30. Hajdari dhe dy zyrtarët, Irfan Lipovica e Hafiz Gara dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrën me qëllim që të përfitonin pasuri

Caktohet data e nisjes së gjyqit ndaj Rozeta Hajdarit, e akuzuar për rezervat shtetërore
Caktohet data e nisjes së gjyqit ndaj Rozeta Hajdarit, e akuzuar për rezervat shtetërore

Caktohet data e nisjes së gjyqit ndaj Rozeta Hajdarit, e akuzuar për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si datë për fillimin e procesit gjyqësor ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari dhe grupit të saj.Seanca do të nisë nga ora 09:30.

Hajdari dhe dy zyrtarët, Irfan Lipovica e Hafiz Gara dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrën me qëllim që të përfitonin pasuri dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit gjatë muajve shkurt dhe mars 2022, një dëm prej rreth 3 milionë euro. Ata dyshohet se kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në vendin tonë.

Ndërsa i akuzuari i katërt, Ridvan Muharremi, dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, Muharremi më pas u kishte krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore./Klankosova.tv