Çeku: Duhet të presim që kandidatja t’i marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit, ne tonat i kemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ministri i deritashëm i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se duhet të presin që Albulena Haxhiu t’i marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Ai iu tha gazetarëve në oborrin e Kuvendit se kandidatja është propozuar tani. “Kandidaten ne e kemi propozuar. E tashmë duhet të presim që ajo

Çeku: Duhet të presim që kandidatja t’i marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit, ne tonat i kemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ministri i deritashëm i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se duhet të presin që Albulena Haxhiu t’i marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.

Ai iu tha gazetarëve në oborrin e Kuvendit se kandidatja është propozuar tani.

“Kandidaten ne e kemi propozuar. E tashmë duhet të presim që ajo t’i marrë votat e nevojshme për të vazhduar me hapat e nevojshëm për të proceduar tutje”, tha ai.

Çeku tha se i kanë “votat e tyre”.

“Ne votat tona, siç i kishim para dy ditësh, i kemi edhe sot. Duhet t’i pyesni partitë e tjera për votat e tyre. Ne votat tona i kemi për kandidaten”.