Çfarë ndodhi? Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

Teksa sot në Bruksel mbahet Samiti i Zgjerimit të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama ka anuluar pjesëmarrjen e tij në minutë të fundit. Burime për mediat bëjnë me dije se Rama ndodhet që prej mëngjesit në Kryeministri, ndërsa nuk dihet ende se përse anuloi pjesëmarrjen e tij në samit, që më herët ishte konfirmuar. Rama […] The post Çfarë ndodhi? Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së appeared first on Ditar.al.

Çfarë ndodhi? Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

Teksa sot në Bruksel mbahet Samiti i Zgjerimit të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama ka anuluar pjesëmarrjen e tij në minutë të fundit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Rama ndodhet që prej mëngjesit në Kryeministri, ndërsa nuk dihet ende se përse anuloi pjesëmarrjen e tij në samit, që më herët ishte konfirmuar.

Rama pritej që së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të diskutonin progresin e vendeve kandidate dhe sfidat e procesit të integrimit.

Ky vendim i Ramës vjen pas dy zhvillimeve të rëndësishme sa i takon të majtës, marrjes të pandehur nga SPAK të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, një ditë më parë, e cila rrëzoi qeverinë dhe i dha të drejtë Erion Veliajt, duke e rikthyer në krye të Bashkisë Tiranë.

Axhenda e parashikuar në samit:

14:10: Fjalim nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa
14:16: “Biseda e Evropës” me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky
14:38: “Biseda Evropiane” me Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu
14:59: Panel mbi Bisedimet për Zgjerimin e BE-së me Kryeministrin Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Kryeministrin e Malit të Zi, Filip Ivanoviç
16:00: “Biseda e Evropës” me Marta Kos;
16:24: “Rrjeti” me eurodeputetët David McAllister dhe Marc Botenga;
16:53: “Biseda e Evropës” me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

The post Çfarë ndodhi? Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së appeared first on Ditar.al.