Çfarë po ndodh? Pak para spektaklit të “DWTS”, Fifi shpërthen në lot dhe publikon…

“Dancing with the Stars” pritet të fillojë pas disa orësh në ekranin e Top Channel, ku personazhet të njohur publik do të ngjiten në skenë për të sjellë kërcimet e tyre të veçanta të bëra gjatë javës. Duke mos qënë balerinë profesionistë, është i dukshëm fakti që personazheve të njohur iu duhet shumë punë për […]

Çfarë po ndodh? Pak para spektaklit të “DWTS”, Fifi shpërthen në lot dhe publikon…

“Dancing with the Stars” pritet të fillojë pas disa orësh në ekranin e Top Channel, ku personazhet të njohur publik do të ngjiten në skenë për të sjellë kërcimet e tyre të veçanta të bëra gjatë javës.

Duke mos qënë balerinë profesionistë, është i dukshëm fakti që personazheve të njohur iu duhet shumë punë për të arritur kërcimet e dëshiruara nga ana e jurisë, për të rrëmbyer kupën e “DWTS”.

Dhe për shkak të këtyre angazhimeve, Fifi nuk po e përjeton mjaft mirë faktin e të qënurit larg djalit të saj, Theo, i cili është ende i vogël.

Këngëtarja ka publikuar një video të ëmbël në profilin e saj të Instagramit, ku shfaqet djali i saj teksa përkëdhel fytyrën e Fifit, një moment kaq i bukur për një nënë dhe bashkangjitur tij ka shkruar një koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e lotëve, duke nënkuptuar kështu se ndihet e përlotur për mallin që ka për të shtrenjtin e saj.

“Njeriu që më mungon më shumë këto ditë, je ti evlad. TheoMal të dua fort”, shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit të saj në InstaStory, shkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonën e zemrës.