Çitaku: Mbështetja për kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër tejkalon kufijtë e PDK-së

Welcome to Kosova Today

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku është shprehur e bindur se PDK-ja do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve dhe se Kosova do të drejtohet nga Bedri Hamza. “PDK-ja është çdo ditë në terren, në bashkëbisedim me qytetarët anekënd, në fshatra dhe qytete. Jemi në bashkëbisedim me grupe të ndryshme, […]

Çitaku: Mbështetja për kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër tejkalon kufijtë e PDK-së
citaku:-mbeshtetja-per-kandidaturen-e-bedri-hamzes-per-kryeminister-tejkalon-kufijte-e-pdk-se

citaku:-mbeshtetja-per-kandidaturen-e-bedri-hamzes-per-kryeminister-tejkalon-kufijte-e-pdk-se

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku është shprehur e bindur se PDK-ja do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve dhe se Kosova do të drejtohet nga Bedri Hamza.

“PDK-ja është çdo ditë në terren, në bashkëbisedim me qytetarët anekënd, në fshatra dhe qytete. Jemi në bashkëbisedim me grupe të ndryshme, me mjekë, mësimdhënës dhe shoqërinë civile. Jemi duke punuar në projektin qeverisës që do të udhëhiqet nga kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Bedri Hamza. Ne këtë vit hyjmë në proces zgjedhor dhe kërkojmë që zgjedhjet të mbahen sa më parë. PDK-ja hynë në këtë proces zgjedhor me bindje të plotë që do të dalim fitimtarë”, ka thënë Çitaku për Epoka e re.

Ajo ka thënë se mbështetja për kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër tejkalon kufijtë e PDK-së.

“Mund të them se ka një frymë jashtëzakonisht pozitive dhe një mbështetje që i tejkalon kufijtë e PDK-së. Katër vjet aventurë, presion dhe duket se e kanë lodhur qytetarin e Kosovës dhe duket se ata me padurim presin një kryeministër serioz, i cili garanton stabilitet, prashikueshmëri dhe zhvillim. Të gjitha këto i garanton figura e Bedri Hamzës”, ka thënë Çitaku.